Opozitari dhe kritiku më i njohur i Vladimir Putin, Alexei Navalny ka ndërruar jetë në burgun famëkeq “Ujku Polar”. Duke qenë se autoritetet ruse nuk e dorëzojnë trupin te familjarët, zërat se ai është vrarë nga Putin, kanë nisur të shtohen gjithnjë e më shumë.
Vladimir Osechkin, aktivisti dhe themeluesi i Gulagu.net, një komunitet që mbron të drejtat e njeriut, është shprehur se Nalvany është vrarë me teknikën “one-punch” (“një grusht”). Sipas tij, opozitari ka pasur të nxira në kokë dhe në kraharor dhe kjo lidhet me teknikën e përdorur nga agjentët e KGB*-së.
KGB* – Shkurtesa në gjuhën ruse për Komitetin e Sigurimit të Shtetit. KGB ishte agjencia kryesore e sigurisë së brendshme për Bashkimin Sovjetik nga viti 1954 deri në 1991, kur u shpërbë.
Sipas Osechkin, Alexei është vrarë sipas metodës së vjetër të përdorur nga forcat speciale të një divizioni në KGB. “Ata stërvitën agjentët që të vrisnin një burrë me një grusht në zemër, në qendër të trupit. Ka qenë teknika më e njohur e KGB-së”.





