Shkup, 9 tetor – Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që ka sulmuar verbalisht drejtorin e Fondit të Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni, me ç’rast ka nxitur urrejtje dhe mosdurim.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, aktakuza është ngritur për veprën penale “Nxitje urrejtjeje, përçarjeje ose mosdurimi mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese”, në përputhje me nenin 319 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Gjatë procedurës paraprake, prokurori publik ka siguruar prova që konfirmojnë dyshimin se i akuzuari e ka kryer veprën ndaj një anëtari të komunitetit hebre – drejtorit të Fondit të Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni.