11.8 C
Skopje
Wednesday, November 26, 2025

Aksioni i sotëm për krim financiar, pesë persona privohen nga liria

Më 25.11.2025, oficerët policorë nga Njësia për Krim Financiar pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz arrestuan pesë persona: N.R. (51) nga Kumanova, ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike për Punë Bursiere “Agro Berza” Shkup; R.A. (61) nga Tetova, ish-drejtor i Agjencisë për Rezerva Shtetërore të Mallrave; T.K. (55) nga Shkupi, ish-udhëheqës në të njëjtën agjenci; T.D. (58) nga Kumanova, ish-zëvendësministër i Bujqësisë dhe këshilltar shtetëror në periudhën 2021–2022; si dhe M.P. (68) nga Shkupi, ekspert i angazhuar.

Prokuroria njoftoi se ndaj tyre është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit për dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Janë kryer edhe bastisje në pesë lokacione në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit