Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, ku ka goditur një grup criminal që dyshohet se merrej me fajde. Në këtë aksion janë arrestuar pesë të dyshuar, raporton Express.
Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Këtë aksion fillimisht e konfirmoi për Gazetën Express, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçqi, i cili tha se personat e arrestuar dyshohen për fajde, detyrim e rrëmbim.
Ai tha se deri më tani janë bastisur disa lokacione që ndodhen nën kompetencë terriotoriale të Prokurorisë së Pejës.