Policia gjatë 24 orëve të fundit, ka zhvilluar disa aksione, kundër disa grupeve kriminele në vend, për të zbardhur 4 vrasjet e fundit që kanë ndodhur mes këtyre klaneve.
MPB ka arrestuar shtatë persona, ka gjetur para kesh dhe armë. Po ashtu kërkon edhe një sasi tjetër të armëve të cilat grupet kriminele o kanë fshehur, por nga MPB njoftojnë se kanë gjurmë.
Por, siç mësohet, aksionin e policisë ndaj këtyre katër grupeve, ka tentuar ta dekonspirojë djali i ish-ministrit të brendshëm të MPB-së nga radhët e BDI-së, Nazim Bushi.
Sipas Burimeve nga MPB, djali i Nazim Bushit, informacionet i ka dhënë nga Turqia. Ora24.tv