Një aksion i gjerë policor është zhvilluar në territorin e Shkupit, i drejtuar kundër një grupi të organizuar që merrej me tregti kokaine, mëson jozyrtarisht gazeta Večer.
Sipas informacioneve, aksioni është zhvilluar në lagjet Gjorçe Petrov, Hrom dhe Nerez, ku inspektorët nga Sektori për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Byrosë për Siguri Publike kanë kryer bastisje në disa lokacione.
Qëllimi i aksionit është arrestimi i personave të dyshuar të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike.
Sipas të dhënave fillestare, bëhet fjalë për një grup të ri kriminal që ka vepruar në pjesën perëndimore të kryeqytetit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka detaje zyrtare, ndërsa më shumë informacione për numrin e të arrestuarve dhe sasinë e drogës së konfiskuar priten gjatë ditës.