Prania e madhe e policisë në rajonin e Strumicës. Siç informojnë mediat në vend, disa persona janë arrestuar, mes tyre edhe një ish-kryetar i komunës, i cili në të kaluarën është akuzuar për disa vepra penale, ndër to edhe kontrabandë me cigare përmes kufirit Maqedoni-Bullgari. Pas disa muajsh burg në vitin 2019 dhe 2020, ai zgjeroi biznesin e tij në sektorin e energjisë, por edhe duke hapur kompani dhe fabrika për kultivimin e marijuanës sipas licencave të lëshuara më parë nga Qeveria. Sipas informacioneve, prodhimi i marijuanës ka përfunduar në tregun e zi në Maqedoni, por edhe më gjerë.
Kush është Boro Stojcev:
Boro Stojçev, ish-kryetar i komunës së Novosellës (në periudhën nga tetori 2017 deri në dhjetor 2018), në korrik 2018, së bashku me katër persona të tjerë (pjesë e familjes së tij të ngushtë), gjatë kryerjes së funksionit të kryetarit të komunës, është kapur duke tentuar të kontrabandojë cigare afër kufirit maqedono-bullgar. Më datë 10.07.2018 mbi fshatin Badelen i është bërë një pritë është në afërsi të vendit të quajtur “Krstec” rreth orës 6:00 janë ndaluar 2 (dy) fuoristrada të ngarkuara me gjithsej 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) kuti cigare. Në këto automjete kanë udhëtuar personat Boro Stojçev i lindur më 12.12.1964, Juliana Stojçeva e lindur më 17.05.1969, Viktor Stojçev i lindur më 24.12.1992 dhe familjari Goran Stojanov, i lindur më 02.03.1994 të gjithë nga fshati Konjarevën e Re. Si paraprijës i automjeteve të përmendura, me motoçikletë ka qenë personi Mitko Totoshev. 21.03.1966 nga fshati Samoilovo.
Në lidhje me krimin ai u dënua me 18 muaj burg, i cili më pas iu ul në gjysmë viti. Si “shpërblim”, në vitin 2020 kompania ECO-ENERGY KOSMOS, e menaxhuar nga djali i Boro Stojçevit, Viktor Stojçev, mori licencë për kultivimin e kanabisit nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht nga Qeveria. Total Engineering Strumica”, kompania ndërtimore e biznesmenit Vice Zaev, në vitin 2023 u bë pronare e re e Bojana BS Panel, kompani e cila më parë ishte në pronësi të Boro Stojçevit. Në strukturën e pronësisë së CBD MEDPLANT nga Borisovo, e themeluar në vitin 2018, gjithashtu ka qenbë i përfshirë Pero Stojçev. Kompania aktualisht ka një strukturë komplekse pronësie me një kompani dhe pronarë nga Zvicra dhe Maqedonia.
Kompania ECO ENERGY-COSMOS DOOS ZUBOVO NOVO SELO është themeluar nga Slavica Trajkovska në vitin 2019 (menjëherë pas lirimit të Boro Stojçev nga burgu). Fillimisht aktiviteti ka qenë prodhimi i energjisë elektrike, ndërsa menaxher është Boro Stojçev. Në vitin 2020 në pronësi të kompanisë u bashkua edhe Dimitar Borisov Stamenov nga Petriçi i Bullgarisë. Në vitin 2021 ka edhe një ndryshim të pronësisë kur hyjnë Viktor Stojçev, Pero Stojçev dhe Sllavica Trajkovska. Në fillim të vitit 2024 është hapur procedura e falimentimit për kompaninë me administruesin e falimentimit Zoran Denkovski nga Kumanova. Menaxheri i kompanisë është Aleksandar Pandev. Në vitin 2020, kompania e ndryshon aktivitetin e saj në kultivimin e bimëve pikante, aromatike dhe mjekësore për përdorim në farmaci, kur merr licencën për rritjen e kanabisit.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.