24.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Aksion i madh i Policisë Financiare në komunën e Likovës, Kumanovë dhe Zhelinë, dyshohet për krim 7 milion euro

Aksion i madh i Policisë Financiare në komunën e Likovës, Kumanovë dhe Zhelinë, dyshohet për krim 7 milion eur

Në orët e hershme të mëngjesit, ekipe policore nga Drejtoria e Policisë Financiare kanë ndërhyrë në disa lokacione në komunën e Likovës, Kumanovë dhe Zhelinë, ku aktualisht po kryhen bastisje. Aksioni është rezultat i një hetimi të gjatë për ekzistimin e një grupi të organizuar kriminal i cili, sipas njohurive fillestare, dyshohet për bashkim kriminal, shmangie tatimore, mashtrim tatimor, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me krimin financiar.

Informacionet jozyrtare flasin se bëhet fjalë për kompani që merren me blerjen dhe shitjen e derivateve të naftës, të cilat dyshohen për kryerje të krimit me vlerë mbi 7 milionë euro. Detaje për aksionin pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të tij, gjatë ditës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit