Mëngjesin e sotëm është vërejtur një prani e madhe e policisë nëpër rrugët e Shkupit.
Sipas informacioneve tona, po kryhen bastisje në një numër më të madh objektesh ku jetojnë persona të lidhur me vepra të rënda penale, ndër të cilët edhe për vrasjen në rrugën e Plastikave, në të cilën në maj të vitit 2024 u vra Amar Ismani dhe dy persona u plagosën rëndë, si dhe vrasja e Orhan Bajramit – Oki, i cili u vramë 15 korrik 2023 në një vilë luksoze në Hanioti, Halkidiki, Greqi.
Sipas informacioneve të atëhershme, dy sulmues të maskuar kishin hyrë në apartamentin ku po qëndronte Bajrami dhe kishin hapur zjarr, me ç’rast u qëlluan 19 plumba. Bajrami vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa miku i tij u plagos rëndë, por arriti të mbijetojë.
A do të thotë ky aksion i fundit se kompletohet mozaiku i rastit të vrasjes së Orhan Bajramit por edhe të vrasjes së Amar Ismanit, për të cilat tashmë ka edhe persona të tjerë nën hetim dhe në burg? Me këtë, policia po jep një goditje të plotë ndaj të gjithë rrjetit kriminal-bandal, duke treguar guxim dhe vendosmëri për të pastruar të gjithë recidivistët e udhëheqjes kriminale të LSDM-së dhe BDI-së.
Në këtë mënyrë, policia bashkë me prokurorinë është në drejtim të ndërtimit të një rikonstruktimi të plotë të ngjarjeve të lidhura me vrasjet e një numri më të madh të anëtarëve të grupeve kriminale që kanë vepruar nëpër rrugët e Shkupit dhe kanë ndihmuar kriminelë ndërkombëtarë të pajisen me pasaporta të Maqedonisë, me të cilat kanë lëvizur lirshëm nëpër botë.
Në fund shtrohet pyetja: A është rastësi apo jo që pikërisht në këtë moment, Drejtori i DSK-së të jetë personalisht i diskredituar si pjesë e fushatës partiake të LSDM-së për gjoja diploma të rreme, ndërkohë që të gjithë karrierën e tij e ka kaluar në polici, dhe karrierën e ka filluar si polic në uniformë që në moshën 18-vjeçare?
A mos ndoshta sigurimi i drejtësisë me këtë rast të madh por edhe me shumë hetime të tjera të zhvilluara muajt e fundit po i frikëson disa se me pastrimin e nëntokës politike, ajo nuk do të mund të shfrytëzohet më për shantazhe politike?