10.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

Aksidentohet i mituri nga Tetova, me veturën Smart “fluturon” nga rruga

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka njoftuar për një aksident që është shkaktuar nga një i mitur.

I mituri derisa ka qenë duke ngasur veturën “smart”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga derisa ka qenë në qarkullim.

“Sot (19-mars) në ora 14:00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën lokale që lidhë fshatrat Strimnicë dhe Çellopek, ka dalë nga rruga vetura
“smart” me targa të Tetovës, e drejtuar nga një i mitur nga Çellopeku i Tetovës. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri në automjet, njëherësh i mitur nga Strimnica e Tetovës, të konstatuara në Spitalin klinik të
Tetovës, ku ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe drejtuesi i automjetit.
Ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit”, njoftojnë nga SPB Tetovë, përcjell TV21.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit