30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Aksidenti në rrugën Lezhë-Laç/ Humb jetën shtetasi francez, arrestohet 23-vjeçari

Ka ndërruar jetë shtetasi francez që u përfshi në një aksident gjatë natës në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Spiten. Makina me të cilën udhëtonte 65-vjeçari u përplas me një tjetër dhe për pasojë doli nga rruga. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqytet por nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 23-vjeçarin që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pas përplasjes së makinave.

Mësohet se në pranga ka rënë S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit