Aksidenti fatal tek Ura e Dajlanit ku humbi jetën 18-vjeçarja, Gjykata e Durrësit lë në burg shoferin 26-vjeçar, Arbër Xhaxhajn

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur lënien në burg të Arbër Xhaxhajt, i cili shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit në Durrës, ku si pasojë humbi jetën Vikena Greku, 18 vjeçe.

Arbër Xhaxhaj është arrestuar nga policia natën e 15 janarit, pas aksidentit dhe dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas policisë, 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

Kujtojmë se nga aksidenti i shkaktuar nga 26-vjeçari mbeti po ashtu edhe vetë ai i plagosur si edhe 2 këmbësorë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit