22.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Aksident tragjik në Turqi! Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 9 të vdekur dhe 30 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 (ora lokale) të mëngjesit të ditës së martë. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona, raportojnë mediat turke.

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin tragjik.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit