Aksident trafiku në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë, humb jetën një shtetas i Kosovës

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka ndodhur një aksident në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë, në të cilën ka humbur jetën shoferi i kamionit, shtetas i Kosovës.

“Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi Kufitar Deve Bair – Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues “Skania” me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe ra në greminë. Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit