Më 05.01.2026, në orën 19:15, në SPB Shkup u denoncua se në rr. “Emin Bojana” në fshatin Bojanë, rrethina e Shkupit, 47-vjeçari M.Sh. nga f. Roglë, rrethina e Tetovës, duke drejtuar automjet udhëtarësh “Audi” me targa regjistrimi italiane, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mur betoni.
Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi 17-vjeçari nga Tetova, ndërsa lëndime trupore pësoi bashkudhëtarja 14-vjeçare nga Tetova, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës dhe në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.



