9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Aksident i rëndë në rrugën Bogovinë–Urviç: Gjashtë persona të lënduar, një në gjendje të rëndë

MPB njofton se më 16.06.2025 në orën 12:25 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Bogovinë – Urviç, Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Ford” me targa të Tetovës, e drejtuar nga N. Sh. (52) nga f. Shipkovicë, Tetovë dhe një veture “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga F. R. (68) nga f. Novo Sellë, Tetovë.

Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar J. I. M., pasagjere në veturën “Ford”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi F. R. dhe pasagjerët tjerë në veturën “Ford”: S. L., M. A., M. C. dhe M. D., të cilët janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi hetues i SPB Tetovë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit