Aksident i rëndë në Dibër – goditet këmbësori 80-vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Dibër, raporton Tetovasot.

Sipas të dhënave që ka siguruar Tetovasot, një automjet “Volkswagen Golf”, i drejtuar nga një 20-vjeçar nga Dibra, ka goditur një këmbësor 80-vjeçar. I moshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në Spitalin Special “Shën Erazmo”.

Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi hetues.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit