Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Çair të Shkupit, ku një person ka humbur jetën teksa po drejtonte një motoçikletë.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Goditja ka qenë shumë e fuqishme, duke bërë që motoçiklisti të ndërrojë jetë në vendngjarje.
Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë mbërritur pas aksidentit dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe forcat policore të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.



