16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Akreditimi i Medresesë në Shkup, BDI sulmon edhe TV Alsat

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate thekson se reagon ndaj siç shkruajnë ndaj ‘Deklaratave të Disa Mediave dhe Politikanëve të Papërgjegjshëm” për çështjen e akreditimit ose jo të Medresesë Isa Beu në Shkup.

Ja reagimi i plotë:

“Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron të sqarojë të gjithë qytetarët lidhur me akreditimin e Medresesë Isa Beu si një shkollë e mesme private.

Medreseja Isa Beu është një institucion i akredituar zyrtarisht dhe ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore të nevojshme për t’u themeluar dhe për të fituar të drejtën e funksionimit.

Procesi ka përfshirë:

1. Themeluesi ka dorëzuar një kërkesë të plotësuar dhe të dokumentuar në Ministrinë e Arsimit.
2. Ministria e Arsimit ka dërguar projektin për vlerësim te Byroja për Zhvillimin e Arsimit, e cila ka dhënë një mendim pozitiv që vërteton përmbushjen e kushteve të kërkuara.
3. Pas miratimit nga Byroja, Ministria e Arsimit ka paraqitur projektin për aprovim në qeveri, dhe ky aprovim është marrë.
4. Është themeluar një komision nga Ministria e Arsimit, përbërë nga anëtarë të Ministrisë, Inspektoratit Arsimor dhe Byros për Zhvillimin e Arsimit.
5. Në fund, leja e punës është dhënë dhe është e vlefshme për vitin shkollor 2024/2025.

Për sa i përket kontestimeve dhe akuzave ndaj themeluesit të Medresesë Isa Beu, është e rëndësishme të theksohet se Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka të drejtën e themelimit të institucioneve arsimore, ashtu si çdo organizatë tjetër.

Çdo përpjekje për të kontestuar këtë të drejtë është një sulm i pabazuar dhe i pavlerë.

Sa i përket televizionit Alsat, dënojmë ashpër nivelin e ulët të profesionalizmit dhe përhapjen e dezinformatave nga ky medium.

Sjellja e Alsat ka arritur fundin e standardeve bazike të gazetarisë, duke dëmtuar seriozitetin dhe besueshmërinë e informimit publik.

Jorastësisht Alsat është vlerësuar negativisht dy herë nga organizata ndërkombëtare për informim joprofesional.

I bëjmë thirrje këtij mediumi të rikthehet në standardet e mirëfillta të gazetarisë dhe të ndalojë përhapjen e informacioneve të pavërteta dhe tendencioze.

Bashkimi Demokratik për Integrim është i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve dhe për të siguruar që çdo institucion arsimor të respektojë ligjet dhe rregullat në fuqi.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtjen e drejtësisë dhe të së vërtetës”, thekson komunikata e BDI.(INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit