Grupi i këshilltarëve të AKI-së, i udhëhequr nga Asaf Abdurahmani, sot shpërndau fletushka informuese nga rruga industriale deri te tregu i gjelbër, duke prezantuar planin për ndryshime në qytet.
Në fokus të premtimeve janë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, hartimi i një plani të ri urbanistik dhe ndërtimi i parkingjeve publike. Sipas tyre, këto masa do të ndihmojnë në lehtësimin e trafikut dhe përmirësimin e jetës urbane në Tetovë.
“Sot në kuadër të fushatës parazgjedhore të AKI-së, neve si kandidat për këshilltarë komunal, do takojmë qytetarët e Tetovës ku do promovojmë programin tonë dhe të kandidatit tonë Bajram Rexhepi, si dhe punët që kemi planifikuar në katër vjetët e ardhshme në Tetovë. Ofertat që do iu jepen banorëve të Tetovës janë për ndryshime në planin urbanistik, gjegjësisht në sjelljen e planit urbanistik për qytetin e Tetovës”, deklaroi Asaf Abdurahmani, bartës liste i këshilltarëve të AKI-së.