“One Maqedonia telekomunikime” e kompanisë hungareze “For – aj – xhi” sot (10:30) në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) do t’i ndahet leje për punë si operator i tretë mobil në shtet.
“One Maqedonia telekomunikime” e merr lejen pasi e pagoi kompensimin e njëfishtë për tre shtirjet e frekuencave, që u ndanë me tenderin e AKE-së, në vlerë të përgjithshme prej 8.020.003 euro. Me këtë kompania mund të fillojë me punë teoritikisht menjëherë, gjegjësisht të kërkojë qasje përmes rrjeteve të operatorëve ekzistues deri në ndërtimin e infrastrukturës së saj.
“For – aj – xhi” në periudhën e ardhshme do të investojë më shumë se 100 milionë euro në zhvillim të operatorit të tretë mobil, paralajmëroi pronari i “For aj xhi” pardje në takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
“Qytetarët do të kenë kompani të re, e cila do të ofrojë shërbime mobile dhe kompani e cila, jam e sigurt, do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve të shërbimeve të cilat operatorët mobilë i ofrojnë për qytetarët në Maqedoni, tha kryeministri Mickoski në një video porosi, duke i transmetuar paralajmërimet nga udhëheqësia e “For – aj – xhi”.
Kompensimi i njëfishtë për lejen A1 të cilën e pagoi “One Maqedonia telekomunikime” është 4,2 milionë euro, për lejen B1 1,5 milionë euro, ndërsa për lejen C1 – 2,32 milionë euro. Afati i vlefshmërisë së lejeve për përdorimin e frekuencave radio A1 dhe C1 do të jetë 12 vjet, pra deri në vitin 2037, ndërsa i lejes B1 – 8 vjet, deri në vitin 2033, për shkak të harmonizimit me lejet e lëshuara më parë të dy operatorëve të tjerë.
Operatori i ri duhet të mbulojë një qytet me 5G deri në fund të marsit 2027, deri në fund të vitit 2028 korridoret kryesore në përputhje me marrëveshjen për krijimin e një bashkësie transportuese për rrjetin rrugor bazë dhe gjithëpërfshirës në vend duhet të mbulohen me sinjal 5G të pandërprerë, dhe deri në fund të vitit 2030 të gjitha qytetet në vend. Deri në fund të vitit 2032, pritet që çdo qytetar të ketë mundësinë të hyjë në internet nëpërmjet 5G me një shpejtësi minimale të qasjes në internet prej të paktën 100 Mbps.
Procesi i vendosjes së një operatori të tretë të rrjetit celular dhe shërbimeve filloi vitin e kaluar pasi Grupacioni 4iG, përmes degës së tij “One Maqedonia Telekomunikime”, zyrtarisht i dorëzoi AKE-së një letër me qëllime më 17 dhjetor të vitit 2024, duke shprehur interesim për sigurimin e frekuencave radiofonike të disponueshme si pjesë e planit për të hyrë në tregun e telekomunikacionit si një operator i ri në vend. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, në një deklaratë për mediat në atë kohë, vlerësoi se zyrtarizimi i interesimit për të hyrë në treg nga Grupi 4iG do të nënkuptonte fundin e duopolit të dy operatorëve celularë në vend dhe ulje të çmimeve për shërbimet celulare.
Më 22 prill 2025, Agjencia për Komunikime Elektronike hapi debat publik, i cili rezultoi në letra shprehjeje interesimi nga “One Maqedonia Telekomunikime” SHPKNJP Shkup, “Bitstrim Mobile” SHPKNJP Shkup dhe “e&ppf Telekom Grup B. V.”, ndërsa më 19 korrik 2025, miratoi vendim për shpalljen e një tenderi publik me oferta publike për dhënien e lejeve për përdorimin e radiofrekuencave në brezat e radiofrekuencave 700 MHz, 1800 MHz dhe 3.x GHz.
Ofertuesi i vetëm i kualifikuar në tender ishte “One Maqedonia telekomunikime”, ndërsa vendimi për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm në tender ishte marrë më 12 janar të këtij viti.
Në tregun vendor punojnë “Telekomi i Maqedonisë” SHA Shkup dhe “A1 Maqedoni” SHPKNJP Shkup, si dhe operatorët virtualë “Lajkamobajl” SHPKNJP, “Mtel” SHPKNJP Shkup “Robi” SHPKNJP Shtip dhe “Green telekomunikime” SHPK Prilep.
Përfundimisht me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare është 2.105.467. Pripejd parapagues rezidencial janë 833.089, postpejt rezidencialë 1.024.072, ndërsa postpejd afaristë 248.306.
Sipas të dhënave të AKE për tremujorin e tretë të vitit të kaluar, “A1 Maqedonia” ka pjesëmarrje prej 47,41 për qind në numrin e përgjithshëm të abonentëve, “Telekomi i Maqedonisë” – 46.68 për qind, “Mtel” – 4,55 për qind, “Telekabel” – 1,27 për qind dhe “Green mobile” – 0,10 për qind. Në të ardhurat nga ofrimi i shërbimeve të komunikimit celular (niveli i shitjes me pakicë) në tremujorin e tretë të vitit 2025, “Telekomi i Maqedonisë” ka pjesëmarrje prej 49,49 për qind, “A1 Maqedonia” – 48,58 për qind, “Mtel” – 0,93 për qind, “Telekabel” – 0.79 për qind dhe “Green mobile” – 0,11 për qind. Qasja në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë nëpërmjet rrjetit celular (2G/3G/4G) në tremujorin e tretë kishin 1.781.697 parapagues.



