Më 16 shkurt, Ajshe Avdiji, së bashku me klubin e veturave sportive Çair Tuning Team, organizuan një mbledhje humanitare për të mbështetur Elisën, një vajzë 11-vjeçare e cila ka marrë diagnozën e kancerit përcjell ora24.tv
Ky aktivitet, i cili përfshinte një grumbullim të veturave sportive, pati pjesëmarrës të shumtë që kontribuan për ndihmën e Eliseës.
Ajshe Avdilu për ora24.tv u shpreh se :
“Pa dallim feje e kombi të gjithë së bashku kemi shprehur mbështetje dhe solidaritet për vajzën e vogël në këtë moment të vështirë pasi që të gjithë jemi njerëz.
Ky akt solidariteti dëshmon angazhimin e komunitetit për të ndihmuar ata që kanë nevojë për mbështetje në betejën e tyre me sëmundjen.”