23.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Ajdari: “Më 19 tetor, shqiptarët do të flasin qartë: Jo manipulimit!”

Arsyeja pse VMRO nuk nxjerr kandidatë në komunat me shumicë shqiptare është e qartë: sepse kandidatët e saj tashmë garojnë nën logon e VLEN-it. Ata nuk kanë asnjë legjitimitet shqiptar, janë vetëm emisarë të një politike antishqiptare, e cila ka ndërruar kostumin, por jo qëllimin: të kthejë shqiptarët në periudhën para vitit 2001.
Nuk është rastësi që kjo qeveri, në vetëm pak më shumë se një vit:
•e solli në zero punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore,
•inicoi shfuqizimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe,
•hapi idenë e heqjes së votimit me Badinter,
•dhe solli “botën serbe” me uniforma ushtarake në mes të Shkupit.
VMRO-ja, për çdo politikë të saj në dëm të multietnicitetit, sot përdor VLEN-in si fasadë. Nuk ka më asnjë dyshim: në çdo komunë ku del kandidat i VLEN-it, është VMRO-ja që fshihet pas tij.
E njëjta gjë vlen edhe për Levicën – një parti që shpesh ka treguar qëndrime më radikale se vetë VMRO. Ky bashkëpunim nuk është vetëm taktikë zgjedhore, por strategji e përbashkët për të kontrolluar shqiptarët dhe për të penguar avancimin tonë politik e kombëtar. Sot po shohim përpjekje për të relativizuar edhe historinë e lavdishme të vitit 2001 – periudhën e kthesës historike për popullin shqiptar në këtë vend.
Këto politika i ngjajnë politikave të fundviteve 80’, ku sistemi i atëhershëm promovonte të drejta për të gjithë përmes përfaqësuesve “të ndershëm” pa legjitimitet, e në veçanti për shqiptarët. Epilogun të gjithë e dijmë se çfarë ndodhi.
Prandaj pyetja është e qartë:
•A mendoni se do ti manipuloni shqiptarët që të votojnë ata që përfaqësojnë VMRO-në dhe “botën serbe”?
Ne jemi të qartë: shqiptarët nuk i nënshtrohen padronëve të VMRO-së. Shqiptarët kanë votën e tyre, kanë dinjitetin e tyre dhe e kanë dëshmuar se nuk shiten.
Kjo qeveri monoetnike, bashkë me fasadën e tyre elektorale të quajtur VLEN, në thelb ndan një qëllim: të bllokojë avancimin e shqiptarëve, të relativizojë sakrificat tona dhe të bëjë kthim pas në të drejtat tona.
Ndaj është e domosdoshme që shqiptarët të jenë të bashkuar, të qartë dhe të vendosur.
Vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe vendimtare. As VMRO, as Levica, as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët. Vetëm qytetari shqiptar me votën e tij të lirë!
Dhe këtë shqiptarët do ta dëshmojnë fuqishëm më 19 tetor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit