Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi takim me kryetarët e emëruar të degëve të BDI-së. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për konsolidimin dhe strukturimin edhe më të fuqishëm të degëve të partisë në të gjitha nivelet e organizimit.
BDI është parti politike serioze, e cila gjithmonë ka treguar përgjegjshmëri të lartë në organizim dhe strukturim, si dhe në adresimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm për forcimin e strukturave partiake dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të interesave të qytetarëve.
BDI mbetet përfaqësuese e vërtetë e qytetarëve, e ndërtuar mbi besimin e tyre ndër vite. Ky besim është përgjegjësi dhe obligim për ne që të vazhdojmë me përkushtim, seriozitet dhe punë konkrete në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.



