11.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Ahmeti votoi herët për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Nanos: E kisha mik e vëlla në ditë të vështira

Ahmeti votoi herët për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Nanos: E kisha mik e vëlla në ditë të vështira

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në raundin e dytë zgjedhor.

Në një deklaratë për media, Ahmeti shpjegoi se arsyeja pse votoi herët, që nga ora 07:00, ishte angazhimi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Fatos Nanos.

Ai theksoi se Nanon e kishte pasur shok, mik e vëlla në ditë të vështira.
“Ka ngjarje që nuk parashihen, ka çështje që janë jashtë parashikimeve tona. Sot për mua dhe për shqiptarët është ndarë nga jeta kryeministri historik i Shqipërisë, Fatos Nano, unë e kam pasur shok, mik e vëlla në ditë të vështira. Dhe do të marrë pjesë në varrimin e tij. Kjo ka qenë arsyeja që unë të kryejë detyrimin tim në qendrën e votimit dhe do të marrë rrugën në Tiranë për të marrë pjesë në homazhet që mbahen në ndër të kryeministri Fatos Nano”, tha Ali Ahmeti, transmeton Klankosova.tv

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjedhjeve dhe u shpreh se kjo është një mundësi për qytetarët që të zgjedhin më të mirët për të udhëhequr vendin.

“Do të doja të uroja një proces të mbarë, të rregullt dhe të përmbushen të gjitha standardet të cilat na ndërojnë si për imazhin edhe për autoritetin e shtetit. Uroj që zgjedhjet të shkojnë mbarë e mirë në të gjithë Republikën, të përmbushen norma të mirëfillta. Uroj që të fitojnë më të mirët. Janë zgjedhje të rëndësishme si nga karakteri politik ashtu edhe nga ai lokal .Pres që të zgjedhur t’i kryejnë të gjitha premtimet përpara elektoratit”, tha ndër tjerash Ahmeti, transmeton Klankosova.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit