Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me sekretarin e përgjithshëm Faton Ahmetin sot në Prishtinë kanë takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin ku në fokus të takimit ishte gjendja politike e shqiptarëve të Maqedonisë. Krasniqi theksoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndërfqinjësor, edhe në funksion të mbrojtjes të arriturave të deritanshme dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve atje. Cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike, shkruan Top24






