20.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Ahmeti: Me popullin ndërtuam Kala që nuk përmbyset, BDI ka ngritur kuadro për këtë komb

Në fushatë, Ali Ahmeti e paralajmëroi se e ka rradhën kryeministri i parë shqiptar, ai e tha, ndaj u tha dhe u bë. Kush mendon që do e rrëzoi BDI-në dhe Ali Ahmetin e ka gabim, sepse emri i tij buron nga lufta, puna dhe sinqeriteti. Ata që sot nuk ka duan, dolën pikërisht nga ne, mirëpo edhe pak ditë do të u’a tregojmë të gjithëve se kush ku e ka vendin. Në jemi mbledhur të themi qartë, JO RUSI, PO EUROPË. Për Europë dhe me Europën, bashkë me Bujar Osmanin. Ai që na përfaqëoi dësnjësisht në OSBE dhe në MPJ. Bujari do të na prijë më 24 prill, më 8 maj, ndërsa më 9 maj na pret festa e madhe, theksoi para të pranishmëve kryeministri, Talat Xhaferi.

E dëshmuam se mund të kemi një kryetar të suksesshëm të Kuvendit, një kryeministër të suksesshëm, tani na takon neve, brezit tonë, të dëshmojmë se mund të kemi edhe një President të Republikes, po ashtu të suksesshëm, vlerësoi kandidati për president dhe njëherit MPJ Bujar Osmani.

Gjatë mandatit si Zëvendës kryeministër për Çështje Europiane dhe së fundmi si ministër i Punëve të Jashtme, veçanërisht si kryetar i OSBE-së, pata privilegjin të përfaqësoj Republikën tonë në skenën botërore dhe të punoj me diplomacinë ndërkombëtare për paqen globale, duke ngritur njëherit lartë interesat tona shtetërore. Jam i qartë për perspektivat e reja ku duhet të përqendrohemi për të hequr barrierat që na mbajnë ende jashtë rrugës së gjerë të progresit dhe zhvillimit që ofron shekulli XXI. Si pjestarë aktiv i popullit shqiptar dhe si qytetar i përkushtuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut kam përvojën e pasur, vullnetin e fortë dhe vizionin e ri për të ngritur më lartë reputacionin e shtetit tonë, duke vendosur partneritete të përshtatshme dhe shtuar miqtë, me të cilët na bashkojnë vlerat në arenën ndërkombëtare, për të bërë së bashku rrugën për ndërtimin e të ardhmes së qytetarëve tanë pa dallim. E dëshmuam se mund të kemi një kryetar të suksesshëm të Kuvendit, një kryeministër të suksesshëm, tani na takon neve, brezit tonë, të dëshmojmë se mund të kemi edhe një President të Republikes, po ashtu të suksesshëm. Një president që do të bashkojë, por edhe një president që do të kujdeset për institucionet dhe respektimin e rendit kushtetues, nënvizoi për fund kandidati për president dhe njëherit MPJ Bujar Osmani./tvklan.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit