Ahmeti-Koçiu: Bashkëpunimi institucional dhe lidhjet mes shqiptarëve në fokus

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e BDI-së Ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe konstruktive, gjatë së cilës u diskutuan tema me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin ndërinstitucional, koordinimin rajonal dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptarëve në rajon.

Sipas njoftimit, palët shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, veçanërisht në kontekstin e sfidave të përbashkëta dhe proceseve integruese në rajon.

Pas takimit zyrtar, Ahmeti shtroi një drekë në nder të ministres Koçiu, ku biseda vijoi në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë.

Nga BDI theksohet se takime të tilla kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe në forcimin e marrëdhënieve institucionale, si dhe në avancimin e interesave të përbashkëta të shqiptarëve në rajon. (koha.mk)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit