Ahmed Kalaja uron Fitër Bajramin, mesazh i veçantë për të gjithë besimtarët

Në këtë mbrëmje festive, Ahmed Kalaja ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Fitër Bajramit, duke përcjellë një mesazh të ngrohtë dhe të veçantë.
“Le të mbushen shtëpitë tona me dashuri, zemrat me paqe dhe të gëzojmë së bashku këtë ditë të shenjtë,” ka shkruar Kalaja në postimin e tij. Ai ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit mes njerëzve, duke i uruar të gjithëve shëndet, lumturi dhe harmoni në familjet e tyre.
Ky urim i vjen në një kohë kur besimtarët përgatiten të përfundojnë muajin e agjërimit dhe të festojnë me familjarët dhe të afërmit e tyre. Kalaja i ka bërë thirrje të gjithëve që të ndajnë gëzimin dhe të mbajnë gjallë vlerat e respektit dhe mirëkuptimit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit