Agjërimi të përshtatet me gjendjen shëndetësore

Shkup, 8 mars – Krahas obligimit fetarë dhe efekteve pozitive që mund ti jep agjërimi te pjesa më e madhe e popullsisë, për disa kategori të qytetarëve ndryshimi i regjimit të ushqimit gjatë muajit të Ramazanit mund të jetë i vështirë për organizmin dhe mund të paraqesë rrezik për shëndetin e tyre thonë mjekët. Më të ndjeshëm në këtë aspekt mund të jenë fëmijët në zhvillim, gratë shtatzëna apo lehonat, personat që vuajnë nga sëmundje kronike ose marrin terapi të rregullt, e deri te ata që përballen me sëmundje malinje.

“Të sëmurit nga sëmundjet malinje në përgjithësi që marrin terapi kanë sistemin imunologjik të kompromituar të cilët duhet të ushqehen më tepër se sa duhet, që të rikthejnë aq sa mundet sistemin imunilogjik. Ato kanë edhe terapi shumë të rëndë të cilat janë imunosupresive që imunitetin e shkatërrojnë dhe ata duhet të jenë të vetëdijshëm që më shumë i bëjnë dëm organizmit të tyre. Sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet neurologjike me pasoja të invaliditetit që shpesh herë i kemi të paralizuar ose të cilët kërkojnë një terapi shumë rigoroze, ata e thyejnë ligjin. Sëmundjet me diabet që kanë insulin, që kanë terapi dy, tri ose katër herë në ditë, ata e reduktojnë në dy herë dhe vet uria, koha e zgjatur e urisë sjell deri ne “damping sindrom” domethënë e humbin vetëdijen ata njerëz. Edhe shumë sëmundje të tjera, sëmundjet auto-immune të cilat e kanë të kompromentuar imunitetit, aty kemi me dhjetëra lloje të sëmundjeve të cilët kanë terapi të përhershme.”, u shpreh mjeku, Sedat Lumani.

Mjekët theksojnë se secili qytetarë duhet të jetë i vetëdijshëm për gjendjen e tij shëndetësore dhe të veprojë në përputhje me rekomandimet mjekësore.

“Njerëzit të cilët janë të sëmurë nga sëmundjet akute që marrin antibiotikë në 24, 12 apo 8 orë ose edhe në 6 orë dhe nëse nuk merret terapia, ai bën dëm vetvetes, familjes, shoqërisë. Pra “vetëdija njerëzore”, duhet secili ta di veten ku qëndron dhe si duhet të veprojë… Dikush lëngon prej sistemit të tretjes së ushqimit, lukthit- te ata njerëz pas iftarit kemi dhimbje barku, vjellje, madje ndonjëherë kemi jo rrallë herë paraqiten edhe përzierje e zorrëve si komplikim i çrregullimit të ushqimit. Pra duhet secili të adaptohet sipas vetvetes, të ketë atë aspektin edhe moral etik, edhe shëndetësor që të mos mbingarkohet.”, u shpreh Lumani.

Mjekët theksojnë se agjërimi është një praktikë shpirtërore që duhet të përshtatet edhe me gjendjen shëndetësore të secilit individ, pa e rrezikuar shëndetin qoftë duke neglizhuar terapinë apo nevojat bazë të organizmit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit