10.8 C
Skopje
Sunday, October 26, 2025

Agim Aliçkaj emërohet Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Në një mbledhje të mbajtur më 19 janar 2025 emëroi Agim Aliçkaj si Drejtor Ekzekutiv të organizatës. Kështu ka njoftuar Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) në një komunikatë të dërguar në adresë të gazetës “Bota sot”.

Në njoftim theksohet se ky emërim u bë pas një diskutimi të gjerë mbi çështjet më të rëndësishme për avancimin e interesave të Kosovës dhe kombit shqiptar në SHBA.

Aliçkaj, aktualisht anëtar i Bordit të Drejtorëve të AACL-së, ka një eksperiencë të gjerë dhe një rrjet të fortë kontakti që do t’i shërbejë për të intensifikuar aktivitetet lobuese të Ligës në Uashington, DC. Përfaqësues të Ligës theksuan se reputacioni i tij dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm për çështjen shqiptare janë arsye të mjaftueshme për të besuar në suksesin e këtij emërimi.

Aliçkaj është një nga figurat më eminente të LQSHA-së, duke qenë gjithashtu më i riu për nga mosha. Ndërkohë, Joe DioGuardi dhe veprimtari i shquar Hafiz Shala janë themelues dhe anëtarë të hershëm të saj, si dhe ndër më të vjetrit e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Njoftimi i plotë:

Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) mbajti mbledhjen e tij të parë për vitin 2025, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për avancimin e interesave të Kosovës dhe kombit shqiptar në SHBA.

Gjatë mbledhjes, u propozua dhe u miratua unanimisht emërimi i Agim Aliçkaj si Drejtor Ekzekutiv i AACL-së. Aliçkaj, anëtar aktual i Bordit të Drejtorëve të AACL-së, ka një reputacion të fortë dhe shumë kontakte që do të ndihmojnë në intensifikimin e aktivitetit lobues të Ligës në Uashington, DC.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit