-2.2 C
Skopje
Wednesday, December 17, 2025

Ageler: Në Qeveri dhe në gjyqësor ekzistojnë njerëz të cilët janë sinqerisht të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit

Shkup, 16 dhjetor – Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler thotë se në Qeveri dhe në gjyqësor ekzistojnë njerëz të cilët janë sinqerisht të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe shfaqi shpresë se atyre përpjekjeve do t’iu bashkëngjiten edhe më shumë individë, sepse, siç theksoi, ajo gjëja e drejtë dhe e nevojshme që duhet të bëhet.

“Sigurisht që shoh njerëz në Qeveri dhe gjyqësor që janë vërtet të përkushtuar ndaj kësaj dhe i përshëndes dhe i falënderoj sepse janë sinqerisht si zëra në shkretëtirë. Shpresoj që më shumë njerëz t’u bashkëngjiten atyre, sepse është gjëja e duhur për të bërë. Unë jam amerikane dhe jam optimiste, por vërtet besoj sinqerisht dhe kam vënë re veçanërisht në muajt e fundit, ndoshta disa muaj, se, dhe një pjesë e kësaj është Koçani, se ekziston një nivel ndërgjegjësimi dhe nivel njohjeje që nuk kishte më parë. Kjo shoqërohet me lodhje të caktuar, kur udhëtoj nëpër vend dhe flas me studentë, prindër, kryetarë komunash dhe njerëz ndonjëherë dëgjon një pajtim të vërtetë se kështu është dhe se nuk do të ndryshojë. Por interesante është se në muajt e fundit, një pjesë e kësaj ishin zgjedhjet lokale, dhe kemi parë udhëheqës të rinj që thanë se do ta bëjmë këtë ndryshe”, tha Ageleri në një paraqitje si mysafire në “Tema e Ditës” në TV Sitel.

Ajo theksoi se njerëzit tani flasin në mënyrë që tregon se jo vetëm që janë të vetëdijshëm, por edhe ndjekin gjithnjë e më afër se më parë. “Mendoj se kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, përgjegjësia është një gjë jashtëzakonisht e fuqishme pa dallim nëse flisni për këshillin lokal ose jo vetëm për funksionarë të zgjedhur, por arsimtarë, mjekë, ju jeni të paguar të bëni një gjë të caktuar, bëjeni atë”, theksoi ambasadorja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit