Sot më shumë se kurrë duhet të reflektojmë mbi përpjekjet e paraardhësve dhe të bashkohemi mbi vlerat që na karakterizojnë si komb, ka shkruar në urimin e tij, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
“Kjo datë përçon tek çdo shqiptar krenari dhe respekt për historinë dhe sakrificat e kombit shqiptar. Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kjo datë është simbol i unitetit dhe forcë e identitetit kombëtar”.
Postimi i plotë Kryetarit te Kuvendit Afrim Gashi
Urime festa e 28 Nëntorit, Dita e Flamurit!
Kjo datë përçon tek çdo shqiptar krenari dhe respekt për historinë dhe sakrificat e kombit shqiptar. Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kjo datë është simbol i unitetit dhe forcë e identitetit kombëtar. Prandaj, si kryetar i Kuvendit, jam i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve si popull shtetformues, ndërsa angazhohem për forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e lidhjeve me të gjithë popujt e tjerë.
Sot më shumë se kurrë duhet të reflektojmë mbi përpjekjet e paraardhësve dhe të bashkohemi mbi vlerat që na karakterizojnë si komb.
Gëzuar 28 Nëntorin!