Afrim Gashi uron Kosovën për zgjedhjet parlamentare, përgëzon Albin Kurtin për fitoren

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Gashi ka përgëzuar veçanërisht Kryeministrin Albin Kurti për fitoren dinjitoze, duke theksuar se rezultati zgjedhor konfirmon besimin qytetar ndaj vizionit dhe përkushtimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka vlerësuar gjithashtu pjesëmarrjen konstruktive të të gjitha subjekteve politike dhe ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për kulturën dhe pjekurinë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor.
Gashi ka riafirmuar përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore dhe vëllazërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në interes të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit europian të rajonit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit