8.8 C
Skopje
Friday, December 5, 2025

Afrim Gashi, u takua me Imamin e Qabesë, Sheikun Dr. Mahir Muajkali

  • Shkup, 5 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me Imamin e Qabesë, Sheikun Dr. Mahir Muajkali, i cili ndodhet për herë të parë për vizitë zyrtare katërditore në vend.

Në takim mori pjesë edhe Reis ul Ulema Shaqir ef. Fetahu, kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI).
Në atmosferë të përzemërt dhe konstruktive, bashkëbiseduesit trajtuan rëndësinë e vizitës së tij, si dhe rëndësinë e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Njëkohësisht, u shpreh mirënjohja e sinqertë autoriteteve shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre deri më tani.

Në bisedë u theksua edhe rëndësia e forcimit të lidhjeve dhe vlerave që i ndajnë të dy vendet dhe popujt, si dhe gatishmëria e ndërsjellë për të avancuar marrëdhëniet institucionale dhe për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit