22.8 C
Skopje
Wednesday, September 24, 2025

Afrim Gashi mori pjesë në përvjetorin e Institutit për studime sociologjike, politike e juridike në Shkup

Afrim Gashi mori pjesë në përvjetorin e Institutit për studime sociologjike, politike e juridike në Shkup

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në aktivitetin solemn me rastin e 60- vjetorit të Institutit për studime sociologjike, politike e juridike në Shkup, organizuar nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”.

“Ky jubile i rëndësishëm ishte një mundësi që të reflektojmë mbi arritjet e këtij institucioni në zhvillimin shkencor. Si ish student i ciklit të studimeve master pranë këtij Instituti, këtë ngjarje e ndjeva edhe si një rikthim në vendin ku formësimi akademik dhe shkencor ka luajtur një rol të veçantë për rrugëtimin tim profesional’, ka theksuar Gashi.

Ai ka përgëzuar stafin akademik për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm duke vlerësuar njëherësh thellësisht punën e Institutit në shërbim të dijes dhe përparimin e shoqërisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit