Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka reaguar pas dorëheqjes së Zeqirija Ibrahimit nga posti i kryetarit të Alternativës. Gashi thotë se integriteti, përkushtimi dhe vizioni i tij kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë të rëndësishme në forcimin e partisë dhe në avancimin e vlerave për të cilat angazhohemi.
“Shpreh mirënjohjen më të thellë për mikun tim të çmuar, Kryetarin e deritanishëm të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mbështetjen e pakrahasueshme ndër vite. Integriteti, përkushtimi dhe vizioni i tij kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë të rëndësishme në forcimin e partisë dhe në avancimin e vlerave për të cilat angazhohemi.
Njëherit, i uroj suksese të sinqerta, Bekim Salit, për detyrën si ushtrues detyre i Kryetarit të partisë Alternativa. Jam i bindur se përvoja dhe energjia e tij do të shërbejnë për të çuar përpara punën e mirë të nisur dhe për të garantuar stabilitet e progres.
Alternativa mbetet e bashkuar dhe e përkushtuar ndaj interesit publik”, ka shkruar Gashi.






