Shkup, 5 nëntor – Pas Izet Mexhitit, Feti Abazin e ka vizituar edhe kryeparlamentari Afrim Gashi, në fshatin Kamjan të Bogovinës, duke cekur se “Politika nuk është vetëm luftë për pushtet, por mision për t’i shërbyer njeriut, dinjitetit dhe zhvillimit të përbashkët”.
“Sonte, patëm nderin të mirëpresëm Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, i cili me praninë e tij na nderoi të gjithëve – si kamjanas, si banorë të Komunës së Bogovinës dhe si njerëz që besojnë në ndryshim e përparim.
Kjo vizitë ishte joformale dhe një shenjë e qartë e mbështetjes së plotë politike dhe morale për Feti Abazin, kandidatin që po shndërrohet në simbol të shpresës për një qeverisje të ndershme, vizionare dhe afër qytetarit.
Gashi me fjalën e tij të urtë na rikujtoi se politika nuk është vetëm luftë për pushtet, por mision për t’i shërbyer njeriut, dinjitetit dhe zhvillimit të përbashkët. Në këtë frymë, Kamjani u shndërrua sonte në qendër të bashkimit, të vlerave dhe të besimit në një të ardhme më të mirë për gjithë komunën Bogovinën.
E ardhmja po troket dhe ajo ka emrin Feti Abazi. Me mbështetjen e Afrim Gashit dhe vullnetin e popullit, Bogovina do të ecë përpara me dinjitet, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Feti Abazi, në Facebook.





