Matura shtetërore ka sjellë sot emocione, përqendrim dhe pritshmëri të mëdha për mijëra maturantë në vend, të cilët iu nënshtruan një prej provimeve më të rëndësishme në rrugën e tyre drejt studimeve universitare.
Nxënësit vlerësuan se testi ishte me një nivel të caktuar vështirësie, por shprehën optimizëm për rezultatet. Shumë prej tyre synojnë të vazhdojnë studimet në fakultete brenda vendit, ndërsa të tjerë planifikojnë të ndjekin arsimin e lartë jashtë shtetit.
Një risi e këtij viti është mundësia për nxënësit e arsimit profesional që të zgjedhin mes maturës shtetërore, maturës shtetërore profesionale dhe maturës shtetërore artistike. Megjithatë, sipas përgjegjësve të shkollave, shumica e maturantëve janë përcaktuar për maturën shtetërore, pasi ajo u ofron më shumë mundësi për regjistrim në fakultete të ndryshme.
Në ASUC “Boro Petrushevski”, procesi i testimit u zhvillua pa pengesa dhe sipas planit. Në këtë qendër testimi provimin e dhanë rreth 50 maturantë nga disa shkolla të ndryshme.
Rezultatet e maturës do të tregojnë suksesin e tyre në këtë fazë të rëndësishme, ndërsa për shumë të rinj ky është hapi i fundit para fillimit të studimeve universitare dhe ndërtimit të karrierës së ardhshme






