Aeroporti i Tiranës (TIA) është zyrtarisht aeroporti me trafikun më të madh të pasagjerëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Sipas statistikave të vitit të kaluar, Aeroporti “Nënë Tereza” ia kaloi edhe atij të Beogradit, që e mbante këtë vend prej dekadash.
Në Aeroportin e Tiranës ka 1.500 fluturime në javë drejt 107 destinacioneve dhe pritet që të ketë fluturime në drejtim të SHBA-së. Njëkohësisht, në renditjen e fundit TIA është aeroporti me rritjen më të lartë në Europë për numrin e pasagjerëve dhe aeroporti i pestë i Ballkanit pas atij të Stambollit, Bukureshtit dhe Athinës.





