11.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Adnan Azizi: Si rezultat i politikave të BDI-së, 80 për qind e të rinjve braktisën Dibrën

Adan Azizi, shef i Shtabit të VLEN në tubimin në Dibër tha sonte se garojnë me kandidatet më të mirë të mundshëm që i ka shqiptaria.

Por e kam apostrofuar, shtoi ai se Fisniku është më i miri në mesin e më të mirëve dhe jam i bindur se ka mbështetjen e të gjitha dibranëve dhe do të fitojë që në raundin e parë.

Ai tha se Dibrën e Elez Isufit e lanë pa infrastrukturë, në deponi te egra, pa shkolla, pa çerdhe, pa shërbime, pa ujë të pijshëm dhe pa kanalizim.

Ai ka disa fjalë për opozitën që tani drejtohet nga AKI-BDI.
“Si rezultat i këtij injorimi të politikës suaj edhe në komunë dhe në qendër ikën nga këtu 70 për qind e shqiptarëve dhe 80 për qind e rinisë është jashtë. Ky është rezultati juaj, frikësoheni të përballeni me të vërtetën dhe nuk mund të flisni për ofertë të komunës”, ka thënë Azizi, duke shtuar se për 22 vite garnitura e kaluar politike nuk ka bërë asgjë.

Dike drejtuar edhe akuza ndaj kreut të BDI-së, Azizi tha se ata janë vetëm në listat e zeza ndërkombëtare dhe nuk kanë bërë bile asnjë marrëveshje ndërkombëtare përveç se me Vuçiqin, Open Ballkanin, Mijallkovin.

“Nuk di se keni bërë ndonjë marrëveshje tjetër, duke ju nda vetëm miliona dhe tenderë familjarëve të tyre”, tha Azizi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit