Në hapjen e shtabit zgjedhor në Bogovinë, Adnan Azizi nga VLEN tha se opozita shqiptare është në panik dhe përhap shpifje për shkak të dezorganizimit të brendshëm. Ai theksoi se çdo shpifje do të marrë përgjigjen e merituar.
Azizi akuzoi opozitën se në formimin e qeverisë sakrifikuan pozita të rëndësishme vetëm për ta përjashtuar VLEN-in. Ai gjithashtu sqaroi qëndrimin për deklaratat ndaj tij, duke thënë se është takuar me kryeministrin Mickoski, i cili ka shprehur keqardhje për dezinformatat e përhapura.