Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka theksuar se momentum i fitoreve të koalicionit po vazhdon dhe se Gostivari po hyn në fazë të re politike.
Në një deklaratë të shkurtër, Azizi u shpreh se qyteti është më i gatshëm se kurrë për ndryshim, ndërsa data 11 janar shihet si momenti kyç ku, sipas tij, do të vërtetohet mbështetja qytetare për vizionin e VLEN-it.
“Vazhdojmë me fitore! Gostivari gati për ndryshim me 11 janar!” – theksoi Azizi, duke nënvizuar besimin e tij se qytetarët do t’i japin mbështetje alternativës që premton transparencë, zhvillim dhe udhëheqje të përgjegjshme.
Koalicioni VLEN vijon fushatën në terren, duke takuar qytetarët dhe prezantuar prioritetet që synojnë transformimin e komunës së Gostivarit në një qendër moderne dhe funksionale.





