Arbër Ademi ka reaguar për protestën e paralajmëruar të studentëve që do të mbahet të hënën, më 6 prill, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë ndaj kërkesave të tyre informon Tetovasot.
Në një postim publik, Ademi thekson se si profesor ndihet keq që studentët, të cilëve u mësohet drejtësia dhe ligji, sot detyrohen të protestojnë pikërisht për drejtësi dhe zbatim të ligjit.
“Të hënën, më 6 prill, studentët do të protestojnë për të drejtën e tyre. Si profesor i tyre, ndihem keq që studentët që i kemi mësuar dhe i mësojmë për drejtësi dhe ligj, sot duhet të protestojnë për drejtësi dhe për zbatim të ligjit”, ka shkruar Ademi.
Ai gjithashtu ka theksuar se si prind nuk mund të qëndrojë indiferent përballë situatës, duke nënvizuar se ajo që po ndodh sot me studentët, mund të ndodhë nesër edhe me fëmijët e të gjithëve.
“Si baba i dy fëmijëve që nesër do të jenë studentë, nuk mund të jem indiferent. Sepse ajo që u ndodh studentëve sot, mund t’u ndodhë fëmijëve tanë nesër”, thuhet më tej në reagimin e tij.
Në fund, Ademi ka bërë të ditur se do të jetë në krah të studentëve në protestë, duke theksuar se kërkesat e tyre janë të drejta dhe legjitime.
“Prandaj do të jem në krah të studentëve. Sepse ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë se atë që u takon. Ata po kërkojnë drejtësi”, përfundon reagimi i tij, i shoqëruar me hashtagun #MeStudentët.Tetovasot
Postimi i plotë i Arbër Ademit:
Të hënën, më 6 prill, studentët do të protestojnë për të drejtën e tyre.
Si profesor i tyre, ndihem keq që studentët që i kemi mësuar dhe i mësojmë për drejtësi dhe ligj, sot duhet të protestojnë për drejtësi dhe për zbatim të ligjit.
Si baba i dy fëmijëve që nesër do të jenë studentë, nuk mund të jem indiferent. Sepse ajo që u ndodh studentëve sot, mund t’u ndodhë fëmijëve tanë nesër.
Dhe si njeri, nuk mund të hesht përballë padrejtësisë.
Prandaj do të jem në krah të studentëve.
Sepse ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë se atë që u takon.
Ata po kërkojnë drejtësi.
#MeStudentët



