Ademi, eksponentëve të Alternativës: Kuraja politike, jo për këdo

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar lidhur me debatin për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ademi ka adresuar kritika deri tek eksponentët partiak të Alternativës të cilët sipas tij duhet t’i japin përkrahje liderit të tyre Bekim Sali i cili tha qartë se ministri i Drejtësisë nuk e respekton kushtetutën.
Për Ademin përfaqësuesit e Alternativës janë të zëshëm kur vetëm atëherë kur nuk rezikojnë asgjë duke shtuar më tej se kur kanë përballë ministrin e Drejtësisë i’u humbet gjuha dhe i’u ulet zëri
Postimi i plotë i Arbër Ademit
Kur s’ke guxim t’i thuash asnjë fjalë ministrit tënd, është më lehtë të bësh filozofi me “e morëm vesh / s’e morëm vesh”.
Përfaqësuesit e Alternativës janë të zëshëm vetëm kur nuk rrezikojnë asgjë. Kur përballë kanë Ministrin e Drejtësisë dhe një shkelje të qartë të Kushtetutës, papritur u humbet gjuha, ulet zëri dhe zhduket parimi.
Nëse vërtet duan të jenë korrektë, le ta përkrahin publikisht Bekim Salin në konstatimin e tij të qartë se Ministri i Drejtësisë nuk e respekton Kushtetutën, duke e detyruar atë që ta respektoj atë. Kaq është thelbi, gjithçka tjetër është justifikim.
Nëse duan edhe më shumë precizitet ligjor e jo retorikë boshe, Alternativa është e ftuar ta votojë propozimin e BDI-së. Aty nuk ka mjegull, as dilema gjuhësore, por zgjidhje konkrete.
Dhe shpresojmë që kësaj here Afrim Gashi ta fusë në procedurë, e jo të përfundojë si ligji i Qeverisë së kaluar që rregullonte këtë çështje, që u hoq nga rendi i ditës pa asnjë shpjegim.
Ironitë janë të lira.
Kuraja politike, jo për këdo.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit