Adem Çuçul është kryetar i ri i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. Kuvendi me 81 vota për miratoi zgjedhjen e tij, pas procedurës së intervistimit të disa kandidatëve. Çuçul është jurist i diplomuar nga Shkupi dhe ka punuar për Komisionin Kundër Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet. Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumentet më të fundit dhe në faqen zyrtare të Antikorrupsionit ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi për kontakte me median. /Alsat.mk





