“Vjosa Osmani ka qenë një presidente e mirë e Republikës së Kosovës”, deklaroi i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës.
Sipas tij, ky është qëndrim i tij si kryetar i LDK-së, ani pse kanë pasur dallime të mëdha në disa çështje. “Për kryetarin e LDK-së ka qenë president e mirë e vendit.
Kemi pasur dallime të mëdha në disa çështje, që besoj se është dashur të jetë shumë më aktive dhe të bej balancën me Qeverinë aktuale. Besoj se suksesi më i madh është me Bordin e Paqes”, tha Abdixhiku në Rubikon.



