Lëvizja BESA mbështet fuqishëm në zgjedhjet e shkurtit në Kosovë, Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin. Sonte në tubimin qendror të VV-së në Ferizaj, në mbështetje të kryeministrit Albin Kurti nga Lëvizja BESA janë sekretari i partisë dhe deputeti Adnan Azizi si dhe ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
Nga Lëvizja BESA vazhdimisht përsërisin mbështetjen ndaj Albin Kurtit dhe VV-së. Madje deputeti Adnan Azizi ka qenë i pranishëm edhe në tubimin në Kaçanik.
Mbështetja e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, siç duket, pason si BESË e mbajtur ndaj kryeministrit, i cili mbështeti shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit parlsmentare, Ku koalicioni VLEN mori mbështetje të fuqishme në zgjedhje dhe u bë pjesë e Qeverisë./Ora24.tv