11.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

A janë të nevojshëm deodorantët për gjithë trupin?

Deodorantët për gjithë trupin po promovohen si domosdoshmëri moderne, por mjekët paralajmërojnë se kjo sjell më shumë rrezik sesa dobi.

Deri së fundmi, shumë përdorues besonin se kishin gjetur “sekretin” e deodorantit: kombinimin e një roll-on klasik me një sprej të zakonshëm. Por një valë e re reklamuese nga industria e higjienës po sugjeron se e kemi bërë gjithçka gabim. Sipas fushatave të fundit, nuk mjafton të përdorësh deodorant vetëm në sqetulla – tani duhet të mbulohet i gjithë trupi: qafa, gjoksi, shputat, shpinë e këmbë. Reklamat janë të çuditshme dhe shpesh shqetësuese. Dove e ka përshtatur refrenin e një kënge të famshme hip-hop për të shndërruar mesazhin në “deodorant për qafën, shpinën dhe këmbët”, ndërsa Lynx ka shkuar edhe më tej, duke treguar skena absurde ku personazhet spërkasin pjesët intime si të ishte aromatizues ambienti.

Përveç deodorantëve të zakonshëm, po lulëzojnë edhe markat “natyrale” dhe të luksit. Get Fussy ofron produkte me përbërës si dyllë luledielli dhe sodë buke përmes abonimit mujor, ndërsa AKT shet balma me aroma të sofistikuara si “Orange Grove” apo “Halcyon Summers”.

Por a ka nevojë realisht trupi ynë për deodorant nga qafa deri te këmbët? Sipas dermatologes Dr. Pallavi Gupta, shkenca thotë jo. Shumica dërrmuese e gjëndrave të djersës nuk prodhojnë erë trupore. Zonat problematike janë vetëm sqetullat, shputat dhe ijët. “Pjesët e tjera të trupit thjesht kanë nevojë për larje të rregullt dhe rroba të pastra e të ajrosshme”. Trendi i “deodorantit për gjithë trupin” është pjesë e kulturës së “clean girl”, një estetikë e promovuar në rrjete sociale që favorizon një paraqitje të rregullt, të pastër dhe pa mundim. Kjo ka ndikuar në rritjen e kërkesës për produkte që premtojnë freski totale. Por mjekët paralajmërojnë se thjeshtësia është më e sigurt: një larje e rregullt me produkte të buta, pa aromë, është mjaftueshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit