17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

A është penduar që doli nga BBV dhe e la Luizin të fitojë? Përgjigjet Olta Gixhari!

Një nga banoret më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 2”, Olta Gixhari iu desh të largohej pas 100 ditësh nga programi për arsye familjare. Sot, e ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, Arbana Osmani e pyeti pikërisht për këtë vendim Oltën: A është penduar që u largua në mes të programit dhe “e la Luizin të fitojë”.

Aktorja u përgjigj se nuk është penduar për veprimin e saj. Ajo u shpreh se edhe nëse e vazhdonte lojën, nuk qe e sigurt se do ta fitonte atë.

“Publiku ishte i fiksuar vetëm me Luizin dhe nuk pa fare aktoren tek unë,” tha ajo më tej.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit